Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Studime Tjera
Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Studime Tjera. (2021). Journal of Balkan Studies, 1(2), 127-131. https://doi.org/10.51331/B004
Nacionalizmi si një lëvizje apo ideologji politike paraqet njërën ndër temat më të dis-kutuara në fushën e shkencave sociale. Në këtë kontekst nuk ka munguar as debati dhe diskutimi mbi nacionalizmin shqiptar si në rrafshin shkencor, ashtu edhe në rrafshin e praktikave politike të shqiptarëve. Enis Sulstarova në këtë libër analizon diskursin nacionalist në Shqipëri duke filluar nga periudha e rilindjes kombëtare deri në vitet e pluralizmit politik. Libri në fjalë përbëhet nga dy pjesë. Në pjesën e parë autori analizon ligjërimin nacionalist duke e ndarë atë tri periudha: Periudha e Rilindjes Kombëtare nga viti 1978 deri në vitin 1912, periudha e komunizmit dhe periudha postkomuniste.
Downloads
Article Information
- Article Type Book Reviews
- Submitted June 1, 2021
- Published June 30, 2021
- Issue Volume 1 – Issue 2 (July 2021)
- Section Book Reviews